Sport
Drenica me në fund arrin fitoren e parë në stinorin pranveror

Drenica pas tri humbjeve rresht në stinorin pranveror, me në fund e ka gjetur fitoren e parë, shkruan Gazeta inFokus.
Të besuarit e Gani Sejdiut kanë triumfuar ndaj Flamurtarit me rezultat 3-1, në duelin e vlefshëm për javën e 21-të në Superligë.
Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj, golat për Drenicën i kanë realizuar Alban Shillova 2x dhe Hasan Hyseni, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e ka shënuar Veton Kabashi.
Pas kësaj fitoreje Drenica renditet e 7-ta me 27-të pikë, ndërsa Flamurtari mbetet i 9-ti me 25 sosh./Gazeta inFokus/