Ka nisur tashmë zyrtarisht nata e parë e festivalit “Sunny Hill”.

Emra të shumtë janë ngjitur në skenën e këtij festivali, teksa e fundit pritet të performojë ylli me famë botërore, Miley Cyrus.

Ka ardhur enkas nga Londra për të ndjekur këtë festival nga afër edhe artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.

KESCO

Dua duket të jetë shumë e lumtur këtë vit si spektatore në festivalin “Sunny Hill”.

Telegrafi ka kapur disa video ekskluzive nga momenti kur artistja përshëndet tifozët e saj të shumtë, të cilët entuziazmohen teksa e shohin atë në tribuna.

Dua është duke qëndruar në zonën VIP bashkë me familjarët, ndërsa po shijon performancat e kolegëve të saj. /KlinaPress/