Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dita-ditës po zgjeron aktivitetin e saj përveçse në muzikë, edhe në biznes.

Së fundmi, ajo ka bashkëpunuar me gjigantin “Pepe Jeans”, për një linjë të re veshjesh, e cila do të mbajë emrin e saj.

  Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Kampanja e quajtur “Dua Lipa x Pepe Jeans” është tashmë zyrtare dhe lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Dua përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.

KESCO

“Më në fund mund t’ju them … se unë kam bashkëpunuar me “Pepe Jeans” për të krijuar koleksionin Dua Lipa x Pepe Jeans për ju! Unë kam dashur të mësoj për dizajnimin si një mënyrë tjetër për të shprehur veten, sepse unë jam gjithmonë duke imagjinuar rrobat që dua të veshi dhe tani jam vënë në atë veprim !! Mora frymëzim nga vitet ’90 dhe ’00 në Londër, duke shtuar ndikimet e tanishme, për të ndihmuar në krijimin e rrobave moderne, të veshura dhe të përballueshme – diçka që më përfaqëson mua dhe dëgjuesit e mi. Kam bërë këtë koleksion me ju të gjithë në mendje”, ka shkruar Dua.

“Dua që koleksioni im i parë ndonjëherë të jetë rreth zbulimit të formave, stileve dhe pëlhurave kryesore, për të vendosur drejtimin dhe humorin me disa lulëzime! Ja një vrojtim i njërës prej veshjeve të mia të preferuara nga koleksioni. Ndiqni Pepe Jeans për përditësime dhe informacione rreth udhëtimit tim për të realizuar këtë ëndërr !!!! Unë jam përtej emocioneve! Lëshimi zyrtar i linjës bëhet më 3 shtator”, ka njoftuar më tej artistja shqiptare.

E njëjta gjatë muajit gusht pritet të vijë në Kosovë, në festivalin e madh “Sunny Hill” i cili organizohet nga i ati i saj, Dukagjin Lipa. /KlinaPress/

  Dua Lipa (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)