Connect with us

Kf Dukagjini

Dukagjini pret Dritën në ndeshjen e parë të javës së tretë

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Dukagjini e ka nisur me barazim edicionin e ri në Ipko Superligë.

Klinasit kanë zhvilluar vetëm një ndeshje, pasi ajo e xhiros së dytë me Prishtinën është shtyrë për një datë tjetër.

E në xhiron e tretë ekipi i udhëhequr nga Xhengis Rexhepi do të jetë nikoqir i Dritës.

KESCO

Vendasit synojnë të marrinë fitoren e parë këtë kampionat edhe pse një gjë të tillë do ta kenë tejet të vështirë.

Në anën tjetër Drita udhëton drejt Klinës pas triumfit në xhiron e dytë ndaj Flamurtarit 3-0.

Gjilanasit janë ndër pretendentët për titullin e kampionit dhe kërkojnë të vazhdojnë me fitore.

Tefik Maloku me ndihmësit Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje.

Ky takim do të fillojë me fillim nga ora 16:00. /KlinaPress/