Connect with us

ShowBiz

Dukej glamuroze me paraqitjen, por moti i keq ia pamundëson Dua Lipës koncertin në Itali krahas Andrea Bocellit

Published

on

Shell Banners

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, këto ditë ka qëndruar në Itali.

Ajo ishte paraparë që në mbrëmjen e së shtunës të ishte e ftuar speciale në koncertin e tenorit të njohur italian, Andrea Bocelli.

Mirëpo performanca nuk ka mundur të realizohet e as koncerti i Andreas në përgjithësi, i cili ishte planifikuar të mbahej në ambient të hapur në Firenze.

KESCO

Dua Lipa (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Si rrjedhojë, artistja shqiptare nuk ka mundur të ngjitet në skenë përkrah legjendës italiane të muzikës, ndërsa këtë e bëri të ditur përmes një sërë fotografive të publikuara në Instagram.

“Shfaqja e sontme me Andrea Bocellin u anulua për shkak të motit të keq. Jam kaq e trishtuar që nuk kishim mundësi të realizonim këngën tonë, por nëna natyrë duhej të kishte atë të sajën. Këtu unë jam me këtë fustan përrallor, me të cilin kam vendosur që të fle tani pas dëgjimit të lajmeve”, ka shkruar Dua Lipa.

P️ërndryshe, “If Only” mban titullin kënga të cilën artistja shqiptare e interpreton në bashkëpunim me Andrea Bocellin, që u publikua në nëntor të vitit të kaluar dhe ishte pjesë e albumit të ri të Andreas.

Pas Italisë, javën e ardhshme, Dua Lipa do të jetë në Kosovë. /KlinaPress/