Connect with us

Sport

Dybala shpreson ta realizojë transferimin te PSG

Published

on

Princ Caffe Banners

Paulo Dybala ende mund të largohet nga Juventusi, pasi situata në klub nuk po përmirësohet.

Sulmuesi argjentinas thuhet se nuk është i lumtur me trajtimin që po i bën Zonja e Vjetër, pasi në fundjavën që shkoi ishte në stol në fitoren ndaj Parmës.

Dybala fillimisht ishte lidhur me një kalim te Manchester United dhe te Tottenham Hotspuri, mirëpo afati i transferimeve në Angli u mbyll më 8 gusht.

KESCO

Pak ditë më vonë, interesim për shërbimet e La Joyas ka shprehur edhe Paris Saint-Germian, që ende tenton ta bind lojtarin që të kalojë në Parkun e Princave.

Sidoqoftë, Tuttosport tani raporton se 25-vjeçari ishte i befasuar nga vendimi i Maurizio Sarrit që të qëndronte në stol në ndeshjen hapëse të sezonit.

Sulmuesi është i shqetësuar se nuk do të ketë edhe më tej hapësira në klub, e që kjo bën që ta kërkojë kalimin te PSG. /KlinaPress/