ShowBiz
E dhimbshme: Aktorit të njohur i vdes djali 3 muaj pas lindjes

Aktori spanjoll ka përjetuar tragjedi familjare.
Aktori spanjoll, Ferdinando Valencia dhe modelja Brenda Kellerman kishte pak kohë që u bënë prindër, çifti u bekua me dy djemë binjak, të cilët i pagëzuan me emrat Dante dhe, Tadeo.
Por, 3 muaj pas lindjes Dante vdiq pasi që ishte diagnostikuar me një sëmundje që nga lindja, dhe nuk mundi t’i bëjë ballë kësaj sëmundje.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi prekës në Instagram.
“Derisa ti u largove, të siguroj se do të më marrë malli shumë. Mirupafshim Dante, lamtumirë dashuria ime!”, ka shkruar ai, duke ia shoqëruar këtij postimi edhe një foto bashkë me djalin./KlinaPress/