Connect with us

Lajmet/Botë

E dhimbshme: Infektohet me koronavirus foshnja dy javëshe

Published

on

SIGMA Banners

Infektohet me koronavirus foshnja dy javëshe.

Në Iran është infektuar me koronavirus një foshnje dy javëshe.

Prorektori i Universitetit të shkencave shëndetësore “Shehid Saduki”, Mehmud Nuri Sadkam, për agjencinë IRNA tha bëhet fjalë për një foshnje nëna e së cilës ka treguar simptoma të infektimit me koronavirus.

KESCO

Duke theksuar se foshnja ka lindur para dy javëve, Sadkam tha se nuk kanë pritur transmetimin e infektimit tek foshnja.

Sadkam konfirmoi se foshnja ka qenë pozitiv ndaj koronavirusit dhe ndodhet e shtruar në spital./KlinaPress./