Lajmet/Botë
E dhimbshme: Vdes foshnja në SHBA nga koronavirusi

Koronavirusi po vazhdon t’u marrë jetën edhe fëmijëve.
Departamenti i shëndetit në Illinois kanë regjistruar vdekjen e parë të një foshnjeje të prekur nga koronavirusi i ri.
Foshnja ka vdekur në Çikago, ka thënë Drejtori i Departamentit për Shëndetin Publik, Ngozi Ezike.
“Më parë nuk është raportuar për vdekje të lidhura me koronavirus te foshnjet prandaj kemi nisur një hetim të plotë për të kuptuar shkakun e vdekjes”, ka thënë Ezike.
“Ne do të bëjnë gjithçka për të parandaluar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës”, ka shtuar ai./KlinaPress./