Connect with us

Sport

E kërkoi Milani me ngulm, babi i lojtarit zbulon detaje

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Babai i yllit të Dinamo të Zagrebit në kërkesë, Dani Olmo ka konfirmuar se lojtari dëshiron të largohet nga klubi dhe gjithashtu ka zbuluar bisedime rreth lojtarit me klubin italian Milan.

Në një intervistë ekskluzive që babai i Dani i dha Calciomercato, ai foli për situatën e djalit të tij.

“Është e vërtetë, ne u takuam me Milanin kur Leonardo ishte aty. Unë nuk e di nëse lamtumira e tij, apo ndryshimi në drejtimin sportiv apo fakti se ata nuk arritën një marrëveshje me Dinamon dhe tani kanë ftohur interesimin”, ka thënë ai.
Ai ka folur për interesimin e klubeve të tjera për lojtarin.

KESCO

“Tani për tani nuk e di, Dani ka një kontratë me Dinamon. Klubi e di vullnetin tonë për t’u larguar, ne besojmë se është koha e duhur. Jo vetëm për golat e Dani por gjithashtu për vetë Dinamon. Ata mund të bëjnë një operacion të mirë dhe interesant ekonomik. Dani duhet të ketë mundësinë të shkojë në një kampionat të klasit botëror. Ka shumë klube që janë të interesuar, por unë nuk mund t’i emëroj ose t’i rendis ato pa respekt”, ka pohuar ai.

Kur u pyetën nëse Milani ishte klubi i vetëm italian i interesuar, ai tha: “Ne patëm dy takime në Itali, një me Milanin dhe një me një klub tjetër të madh. Për të arritur një marrëveshje, duhet të gjejmë një marrëveshje me Dinamo Zagreb”, tha ai./KlinaPress/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *