Connect with us

Sport

E konfirmon Ajaxi, De Ligt s’ka udhëtuar me grupin për në Austri – afër transferimit te Juve

Published

on

ART MOTION

De Ligt është gjithnjë e më afër transferimit te Juventusi. Ajaxi ka njoftuar se lojtari s’ka udhëtuar me ekipin në parasezon në Austri dhe është pranë largimit me destinacion, Juve.

Ashtu siç u raportua mbrëmë, Matthijs de Ligt, nuk ka udhëtuar me Ajaxin në Austri dhe Juventusi më në fund është pajtuar me kërkesat e klubit holandez, që raportohet se ka ofruar nga 70 deri në 75 milionë euro.

Këtë e ka vërtetuar Ajaxi në faqen zyrtare, ku shkruan: “duke pritur për një transferim të mundshëm, De Ligt nuk ka udhëtuar me grupin”.

KESCO

AFC Ajax

@AFCAjax

✔️ Sergiño Dest
✔️ Jurriën Timber
✔️ Victor Jensen
✖️ Matthijs de Ligt

Squad news for Austria ⤵️ 🇦🇹

Ajax reist met 28 spelers af naar Oostenrijk

www.ajax.nl

Tashmë po i vjen fundi edhe telenovelës Matthijs de Ligt.

Ai pritet së shpejti të zyrtarizohet te Juventusi. Raportohet se lojtari pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare dhe do të fitojë 9 milionë euro në sezon te “Zonja e Vjetër”, plus bonuse./KlinaPress/