Connect with us

Lajme

E konfirmon kryetari i Komunës: Rasti i dyshuar për koronavirus nga Vushtrria rezulton negativ

Published

on

PEX HOST 728×90

Komuna e Vushtrrisë nuk është prekur nga koronavirusi.

Këtë lajm e ka konfirmuar  kryetari i kesaj komune, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se rasti i dyshuar ka rezultuar negativ.

” Lajm i mirë! Rasti i dyshuar për Coronavirus nga Vushtrria nga rezulton negativ. Faleminderit Zot! #rriNshpi Panik JO, Kujdes PO”, ka shkruar Tahiri.

KESCO

Kujtojmë që deri me tani numri i të prekurve nga kjo pandemi ka shkuar në 15, derisa dy rastet e fundit kanë të bëjnë me një çift të fejuar që kanë ardhur nga Londra, por që të njëjtit janë ekzaminuar në Aeroportin e Prishtinës, ku janë dërguar drejt në Klinikën Infektive./Gazeta inFokus/