Connect with us

Aktuale

E RËNDË NË ITALI: SHQIPTARI, BABA I KATËR FËMIJËVE, VDES NË ZJARRIN ME TË CILIN TENTOI TË DJEGË FAMILJEN

Published

on

ART MOTION

Një 47 vjeçar shqiptar në Itali humbi jetën nga asfiksia në tentativë për të djegur familjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Civitella del Tronto, në provincën e Teramos.

Siç raportojnë mediat italiane, Dritan Çobo ka tentuar të vrasë gruan e tij dhe 4 fëmijët e moshës 20, 19, 17 dhe 5 vjeç.

KESCO

Aki kishte spërkatur divanin me lëng të ndezshëm, me siguri benzinë, duke i vendosur më pas zjarrin me qëllim djegien e gjithë familjes.

Shpëtimtari për nënën dhe 3 vëllezërit më të vegjël u bë më i madhi i familjes, djali 20 vjeçar.

Pasi lajmëroi zjarrfikësit dhe u kthye në shtëpi për të ndihmuar babanë e tij, por e gjeti të pa jetë.

Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin e burrit të shtrirë në derë dhe gruan e tij me vështirësi në frymëmarrje një distancë të shkurtër larg.

Gruaja dhe fëmijët u shtruan në spital.

Nga gjetjet e para, 47-vjeçari humbi jetën nga asfiksimi, por pritet rezultati i autopsisë.

Mësohet se situata në familje kishte qenë e tensionuar prej kohësh. 47-vjeçari ishte shfaqur vazhdimisht i dhunshëm dhe e kishte kërcënuar gruan e tij me vdekje.

Shtëpia është shpallur e papërshtatshme për përdorim. Komuna po punon për të gjetur akomodimin për familjen./KlinaPress