Connect with us

Lajme

Edhe fëmijët e kthyer nga Siria dhe Iraku sot filluan mësimin

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka bërë të ditur se sot kanë filluar mësimin edhe fëmijët e moshës shkollore të kthyer nga vatrat e luftës.

Në njoftimin e bërë për media nga MASHT thuhet se procesi mësimor ka filluar edhe për nxënësit, mosha e të cilëve është me e madhe se mosha e paraparë me Ligjin për arsimin parauniversitar për të qenë nxënës të rregullt.

Këtë mundësi integrimi në procesin mësimor e ka ofruar MASHT në bashkëpunim me DKA-të përmes skemës së mësimit intenziv.

KESCO

Bazuar në të dhënat e MPB-së, nga vatrat e luftës janë kthyer 74 fëmijë, prej të cilëve 36 fëmijë janë në moshën 0 deri në 3 vjeç, ndërsa 29 fëmijë (5 në parashkollorë dhe 24 në shkolla).

Ata sot kanë filluar procesin mësimor dhe pritet që së shpejti të integrohen edhe 9 fëmijë në kopshte.

Ndryshe, viti i ri shkollor 2019-2020 ka filluar sot në të gjitha shkollat e nivelit fillor dhe të mesëm. /KlinaPress/