Connect with us

Lajme

Edhe pas katër ditësh kërkimi, ende asnjë gjurmë të personit i cili u zhduk të dielën në Liqenin e Batllavës

Published

on

Shell Banners

U bënë katër ditë që një 55 vjeçar me inicialet Sh.Sh., nga Obiliqi është zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Ndërkaq edhe sot ekipet e FSK-së, vazhdojnë kërkimin për gjetjen e tij.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së diel, rreth orës 15 e 30.

KESCO

Familjarët e 55 vjeçarit, emri i tij i njohur për redaksinë, kanë thënë për Telegrafin se të dielën ata kishin shkuar për pushim në Batllavë.

Sipas tyre, Sh.Sh., së bashku me disa persona të tjerë të familjes kishin dalë me dy varka në liqe.

Ata ishin futur në ujë për t’u freskuar, dhe pas një kohe kur po notonin, papritur ishte zhdukur 55 vjeçari.

“Babai ka ditur të notojë shumë mirë, madje të gjithëve na ka mësuar të notojmë kur ishim të vegjël”, ka thënë njëri nga fëmijët e tij.

Edhe pse pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ), që nga dita e parë janë duke kërkuar për gjetjen e tij, familjarët kërkojnë që të rriten kapacitetet e kërkimit.

Familjarët falënderojnë të gjithë personat, ekipet e ndryshme të cilët po ndihmojnë në këtë proces për gjetjen e tij./KlinaPress/