Connect with us

Lajmet/Botë

Edhe Tottenhami i Mourinhos në garë për Kumbullën

Published

on

edhe-tottenhami-i-mourinhos-ne-gare-per-kumbullen
Schengen Visa

Jose Mourinho në gjurmët e Marash Kumbullës. Është ky lajmi i fundit në sagën e gjatë të merkatos së verës për mbrojtësin e Kombëtares Kuqezi. Siç raporton “L’Arena di Verona”, bosi i Tottenhamit është një admirues i mbrojtësit kuqezi dhe ka shfaqur interes për shërbimet e tij.

Mediat saktësojnë se ende nuk ka pasur një ofertë zyrtare në klubin e Veronës për qendërmbrojtësit që spikati në sezonin e fundit të Serisë A, por shqiptari është një lojtar që Mourinho e pëlqen shumë dhe Tottenham për këtë arsye po ndjek me interesim zhvillimin e situatës në lidhje me transferimin e tij.

KESCO

Me kohën që shtrëngon, e përditshmja italiane saktëson se vlerësimi i kartonit për Kumbullën nga ana e Veronës aktualisht është 24 milionë euro, nga 28 milionë që kërkonte klubi pak javë më parë, duke qenë se në ndjekje të Kumbullës janë disa nga skuadrat më në emër të Serisë A, përveç Juventusit, Interit e Lazios së fundmi në garë është futur dhe Milani, ndërkohë që skuadrat e Interit e Lazios, deri tani janë shfaqur më këmbëngulëse në tratativat me Veronën për të përfituar shërbimet e tij.

Lazio, pasi pa t’i refuzohej një ofertë e parë prej 20 milionë eurosh, plus Andre Anderson, është gati të riformulojë një tjetër kërkesë zyrtare, ndërsa Interi i Contes e shikon Kumbullën si lojtarin ideal për ta vendosur në qendër të mbrojtjes në rast largimi të Skriniar.

Tanimë ankandi i hapur për 20-vjeçarin shqiptar kalon kufijtë e Italisë, me Tottenhamin që vihet në radhën e klubeve për shërbimet e tij. Me një trajner si Mourinho dhe një kampionat si Premier League joshja për vetë futbollistin mund të jetë më e madhe.

The post Edhe Tottenhami i Mourinhos në garë për Kumbullën appeared first on Front Online.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *