Connect with us

Sport

Efekti i transferimit të ‘mbretit’ Bendtner, Copenhagen shet të gjitha fanellat brenda 17 orësh

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Dyqani i klubit danez FC Copenhagen ka shitur zyrtarisht të gjitha fanellat e të rriturve dhe gjithçka është për shkak të nënshkrimit të ri Nicklas Bendtner.

Ish-sulmuesi i Arsenalit u bashkua me klubin e tij të vendlindjes nga kampionët norvegjez të Rosenborg BK në një marrëveshje deri në fund të vitit, dhe ardhja e tij ka sjellë me siguri një lëvizje mes tifozëve.

Në hapësirën prej 17 orësh, faqja e internetit e FC Copenhagen u rrëzua menjëherë dhe fanellat e para të sezonit 2019/20 nuk janë më në dispozicion.

KESCO

E gjithë kjo pasi ‘Bendtner 32 ’arriti t’i shes të gjitha fanellat e klubit në kohë rekord.

Pas një dite të ngarkuar në dyqanet e klubit, menaxheri i dyqaneve të klubit danez, Martin Nohr, tha se ata kurrë nuk kanë shitur kaq shumë fanella brenda 24 orësh.

“Ka pasur një interesim të madh në sigurimin e fanellës sonë të re të shtëpisë me ‘Bendtner 32’ në pjesën e pasme, që do të thotë që fanellat janë shitur në të gjitha madhësitë”, ka thënë fillimisht ai për BT.DK.

“Ne jemi në një nivel të paparë vitet e fundit kur bëhet fjalë për shitjen e fanellave, dhe ekziston një interes i madh për fanellat tona për momentin.

“Asnjëherë nuk kemi shitur kaq shumë fanella në një ditë!”, përfundoi Nohr.

F.C. København

@FCKobenhavn

FC Copenhagen have signed Nicklas Bendtner form Norwegian champions Rosenborg BK on a deal until the end of the year https://www.fck.dk/en/news/fck-sign-nicklas-bendtner 

FCK sign Nicklas Bendtner | F.C. København

FC Copenhagen have signed Nicklas Bendtner form Norwegian champions Rosenborg BK on a deal until the end of the year.

fck.dk

“E di se është një mundësi shumë e veçantë dhe do të bëj gjithçka në fuqinë time për ta shfrytëzuar atë për katër muajt e ardhshëm”, ka thënë Bendtner pas nënshkroi.  /KlinaPress/

F.C. København

@FCKobenhavn

Tidligere på aftenen begyndte en jysk klub at følge @bendtnerb52 på de sociale medier…

Embedded video