Connect with us

Lajme

Ekipi mjekësor që po kryen kontroll në Merdare ka mungesë të mjeteve mbrojtëse

Published

on

Pex Host Big

Pas pacientëve të parë që dolën pozitivë me virusin COVID-19 në vendin tonë, Qeveria ka shpallur gjendjen emergjente në sektorin e shëndetit publik si dhe ka shtuar kontrollet në pikat kufitare.

Edhe në pikën kufitare në Merdarë është njëjtë. Aty, ekipet mjekësore po kontrollojnë në bazë të rekomandimeve të IKShPK-së, por që në këtë pikë u bë e ditur se ka mungesë të mjeteve mbrojtëse, si dorëza, maska dhe mantela.

Ekipi mjekësor i vendosur në këtë pikë kufitare, thotë se për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse, po detyrohen të përdorin të njëjtat mjete më shumë se sa rekomandohet.

KESCO

Mjekja Shqipe Ramadani, e cila është në krye të detyrës në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, tha se nuk kanë mjaftueshëm mjete mbrojtëse, për ta kryer këtë punë.

“Për momentin jemi mirë por jo mjaftueshëm. Unë për veten time nuk jam e kënaqur me këto pajisje, sepse janë të pamjaftueshme duhet të kursehemi shumë në dorëza, maska, uniforma. Kështu që kisha bë një lutje që ka mundësi të jemi më të lirë në atë që e përdorim, t’i ndërrojmë sa herë nevojitët, jo t’i ruajmë ato brenda ditës, me një palë doreza ose një maskë apo gardërobë”, u shpreh Ramadani.

Pavarësisht kësaj, ajo bëri të ditur se prej orëve të para të mëngjesit kur edhe kanë filluar punën, në këtë pikë kufitare kanë kaluar afër 70 kalimtarë, të cilët janë kontrolluar dhe nuk kanë shfaqur simptoma për virusin COVID-19.  /Gazeta inFokus/