Connect with us

Lokale

Elezaj premton mbështetje për fshatrat Grabanicë, Dollovë dhe Bokshiq.

Published

on

Princ Caffe Banners

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtorë të drejtorive të komunës, dje është takuar me banorë e fshatrave Grabanicë, Dollovë dhe Bokshiq, ku kanë biseduar rreth projekteve qe janë në realizim dhe projektet që janë planifikuar nga komuna për vitin e ardhshëm.

Para qytetarëve, Kryetari Elezaj përmendi projektin kapitale shumë të rëndësishme, asfaltimi i rrugëve në fshatin Grabanicë, të cilat kanë filluar së realizuari, dhe projekti i shtrirjes së rrjetit të kanalizimit në fshatin Bokshiq, për të cilin ka përfunduar faza tenderuese dhe pritet të fillojnë punimet.

Ndërsa qytetarët shprehen kërkesat e tyre për projektet me prioritet për ta,  me qëllim të përfshirjes së tyre në buxhetin komunal për vitet e ardhshme.

KESCO

Nga ana tjetër Kryetari Elezaj u shpreh i gatshëm për përfshirjen e këtyre kërkesave në planifikimin për buxhet për vitet e ardhshme./KlinaPress/