Superliga e Kosovës
Elshani: Zoti na ruajt

Njëri prej futbollistëve më të trofeshëm në futbollin e Kosovës, Qemail Elshani, mendon se nuk do të kishte kuptim që ndeshjet e Superligës të zhvilloheshin në këtë fundjavë, shkruan Gazeta inFokus.
Mesfushori kreativ që veshë fanellën e Drenicës, ka thënë për Infokusin se të bashkuar e me qetësi, mund ta kalojmë një sfidë të madhe që e ka kapluar mbarë botën.
“Duke marre parasysh se virusi ka përfshirë gjithë boten, mendoj se vendimi për ti shtyrë ndeshjet ka qenë shumë i mirë derisa gjendja të normalizohet. Me pëlqeu përgjigjja e Guardioles, prandaj po përgjigjem edhe unë njëjtë. Do të ishte e pakuptimtë nëse një aktor shkon në teatër të aktroj, ndërkohë që kinemaja është bosh. Futbolli luhet për ti gëzuar shikuesit. Te bashkuar e në qetësi do ta kalojmë çdo sfidë. Zoti na ruajt”, deklaroi Elshani.
Elshani njihet në futbollin e Kosovës si ndër mesfushorët me të mirë ofanziv në dekadën e fundit./Gazeta inFokus/