Connect with us

Politikë

Endrit Shala flet për inFokus i quan skandaloze deklaratat e nënkryetares së Kuvendit

Published

on

GorenjeKosova

Deputeti i Nismës për Kosovën, Endrit Shala i ka komentuar deklaratat e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Arberie Nagavci e cila në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova tha se nuk është e gatshme të rrezikoj jetën për te shkuar në seancë të kuvendit për mocionin e votebesimit të inicuar nga LDK-ja.

Këtë deklaratë, Shala e ka cilësuar si skandaloze dhe ai për Gazetën Infokus ka dhënë argumente se cka ndodh nëse kështu veprojnë edhe me qindëra qytetare që jane në vendet e tyre të punës në sherbim të qytetarëve.

“Nenkryetarja e Kuvendit te Kosoves, Arberie Nagavci e tha qe nuk është e gatshme të shkoj në seancë të Kuvendit me rreziku jetën e saj derisa po kërkojme nga stafi mjekësor, policia, dhe shumë punëtor/e të kompanive publike e private të jenë në punë për të shërbyer në këtë situatë”, ka thënë Shala për Infokus.

KESCO

Ai duke e quajtur deklaratën e Nagavcit të papërgjegjshme ka thënë se cfarë do të ndodhte nëse njësoj do të vepronin edhe ata që patjetër duhet të punojnë në këtë kohë krize.

“Cka do të bënim sikur të ishin kaq të pa përgjegjshem dhe nuk shkojnë nesër në vendet e tyre të punës, e nuk janë në krye të detyrës për t’i shërbyer vendit policia, mjekët e infermierët, apo punetorët e tjerë që janë të domosdoshëm që të punojnë edhe në këtë situatë. Vetëm KEK-u janë rreth 4000 punëtor në punë. Cka nëse të gjithë ata nesër e ndjekin shembullin e frikës sikur VV dhe nuk shkojnë në punë. A do kemi rrymë, apo a do të kemi siguri e shërbime tjera mjekësore e produkte emelementare për jetë”, ka thëne Endrit Shala./Gazeta inFokus/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *