Jemi mësuar që çdo të diel të kemi të qeshura pafund me serialin “Schengen Visa”, i cili çdo herë e më shumë është duke e rritur kualitetin dhe duke na sjellë tema humoristike nga më të ndryshmet.

Veçanti e këtij episodi është aktori i mirënjohur Astrit Kabashi, i cili njihet për rolin e tij të famshëm Bekim Qorri te seriali “Kafeneja Jonë”, mirëpo këtë herë  vjen si personazhi i Mërgimit.

Nëntori ka bërë disa investime me vlerë kur ka qenë i mençur, mirëpo tani nuk ia ka idenë. Xhemajli si zakonisht me pështjellimet e tij mundohet që ta shfrytëzojë këtë rast.

KESCO

Axhi Basri e vajton Idrizin, si dhe shumë e shumë momente të tjera zbavitëse ju sjell ky episod, të cilin mund ta ndiqni më poshtë.

Seriali “Schengen Visa” është prodhim i GjirafaStudios dhe mund ta ndiqni vetëm online në platformën GjirafaVideo.com.