Connect with us

Lajme

Eskorta e Albin Kurtit nuk i “tranon” qytetarët – pret në semafor

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Zakonisht, kur krerët shtetërorë të Kosovës udhëtojnë me makina e me eskortën përcjellëse, të gjitha makinat tjera domosdo detyrohen t’ua lëshojnë rrugën.

Pavarësisht se cili është destinacioni i tyre, alarmat, boritë, por edhe shpejtësia e madhe, bën që pengesë për ta të mos jenë as veturat tjera e as semaforët, shkruan gazeta inFokus.

Por, kështu nuk po ndodhë edhe me kryeministrin e ri të vendit, Albin Kurtin.

KESCO

Eskorta e tij, sipas disa fotografive, shihet që jo vetëm se nuk ka alarmuar krejt qytetin kur lëvizë, ajo ka pritur në semafor e kolona./Gazeta inFokus/