Connect with us

Lokale

Eskorta presidenciale e Thaçit sapo ka hyrë në Kosovë

Published

on

eskorta-presidenciale-e-thacit-sapo-ka-hyre-ne-kosove
Mëso shqip – MDIS

Eskorta presidenciale e Presidentit të Republikës Hashim Thaçi, para pak minutash ka hyrë në Kosovë. ‘RADIO 1’ raportonse presidenti Thaçi sonte do të qëndrojë në fshatin e tij në Burojë.

‘RADIO 1’ raporton se nga pikëkalimi kufitar Shqipëri-Kosovë në Morinë, presidenti Thaçi ka shkelur tokën e Kosovës rreth orës 19:45 minuta, kthim ky, pas nisjes së ndërprerë më 24 Qershor, për udhëtimin drejt Washnigtonit, ku ishte i ftuar në Shtëpinë e Bardhë, për negociata me palën serbe, më datën 27 Qershor.

Vizita u ndërpre, pasojë e publikimit të akt-akuzës për të, nga prokuroia e e Gjykatës Speciale në Hagë.

KESCO

Presidenti Thaçi ndaloi në Vjenë, ndërsa u kthye në Shqipëri në fundjavë.

Fillimisht vet Thaçi paralajmëroi një komunikim me Media për sonte (e Diel) nga ora 20:00 nga zyra e tij presidenciale në Prishtinë, mirëpo të njejtin e shtyu për nesër.

‘RADIO 1’ raporton se presidenti me të hyrë në Kosovë i është drejtuar fshatit të tij të lindjes Burojë. Burime të ‘RADIO 1’, bëjnë me dije se presidenti sonte do të qëndrojë tek familja e ngushtë në Burojë./

The post Eskorta presidenciale e Thaçit sapo ka hyrë në Kosovë appeared first on Klina.info.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *