Connect with us

Lajmet/Botë

Europarlamentarët përshëndetin heqjen e tarifës, presin nga BE’ja liberalizimin e vizave për Kosovën

Published

on

GorenjeKosova

Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të hequr tërësisht tarifën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina nga 1 prilli, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon-Taubadel, dhe Kryesuesi i Delegacionit për marrëdhëniet Bosnje-Kosovë, Romeo Franz, thanë se shpresojnë që me këtë hap do të rinis dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, ata shpresojnë që me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, edhe BE-ja do ta mbajë premtimin e dhënë për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Jemi shumë të lumtur me vendimin e marrë nga Qeveria në detyrë e Kosovës për të hequr tarifat 100 për qind. Është një sinjal shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit politik në rajon dhe hap vendimtar, i cili shpresojmë se do të çojë në vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mënyrë që marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës të normalizohen”, tha Viola Von Cramon-Taubadel.

KESCO

Ndërkaq, Romeo Franz, tha se presin nga shtetet anëtare të BE-së “të realizojnë premtimin e tyre për t’iu dhënë qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, pavarësisht krizës aktuale politike”.

“Kjo mund të jetë një shenjë e rëndësishme e solidaritetit, veçanërisht për të rinjtë e Kosovës dhe për përkushtimin e vendit për të ardhmen e tij evropiane”, theksoi Franz, përcjell Koha.

Nëntorin e vitit 2018, qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, vendosi taksë 100% për të gjitha produktet nga Serbia dhe Bosnja ed Hercegovina.

Kurse më 1 prill, qeveria në detyrë e Kurtit, vendosi që kjo masë të hiqet dhe në vend të saj, Serbisë t’i vihet reciprocitet./KlinaPress./