Connect with us

Lajme

Familja kosovare ka mbetur në rrugë, qiramarrësi i dëbon pasi nuk kishin mundësi të paguanin shkaku i situatës aktuale

Published

on

PEX HOST 728×90

Situata e krijuar nga Covid-19, jo vetëm tek ne por në gjithë botën, ka bërë që shumë persona të mbesin pa punë e pa të ardhura materiale.

Duke pasur parasysh që ka familje ku punon vetëm një anëtarë dhe të ardhurat janë minimale, atëherë padyshim që kjo situatë ata i ka vënë para vështirësive të paparashikueshme.

Një familje nga Peja e cila jetonte me një shtëpi me qira, është dëbuar nga pronari i shtëpisë në pamundësi të pagesës së qirasë shkaku i situatës aktuale.

KESCO

Familja Lajqi kanë mbetur në rrugë dhe po kërkojnë ndihmë nga qytetarët. Nëse dikush mund t’i strehojë, ju lutem kontaktoni në këtë numër: 045 524 667. / KultPlus.com