Connect with us

Sport

Ferdinand: Van Dijk nuk e meritoi çmimin ‘Lojtari i Vitit’ nga UEFA

Published

on

GorenjeKosova

Legjenda angleze e futbollit, Rio Ferdinand nuk beson se Virgil van Dijk duhet të kishte fituar çmimin “Lojtari i Vitit” nga UEFA këtë javë.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, tani analist bë BT Sportmendon se qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit nuk është ende në nivelin e Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos.

Van Dijk ishte i rëndësishëm në triumfin e Ligës së Kampionëve nga Reds sezonin e kaluar dhe e la Messin në vend të dytë me gati 100 pikë para në votimet e kësaj jave.

KESCO

“Nuk ka dyshime në mendjen time që Virgil van Dijk është mbrojtësi më i mirë në planet sot”, ka thënë fillimisht Ferdinand për BT Sport.

Football on BT Sport

@btsportfootball

“I’m happy for Van Dijk but when someone scores 50, you can’t do that!”@rioferdy5 breaks from the centre-back union and believes Van Dijk still falls short of Messi and Ronaldo.

Embedded video

3,230 people are talking about this
“Por kur një njeri shënon 50 gola në një sezon siç bëri Messi, ose Cristiano fitoi tre trofe këtë sezon, efekti që ai pati në një kampionat të ri dhe në nivelin kombëtar, gjithashtu nuk mund të shikosh përtej kësaj”.

“Njerëzit thonë: ah është pak e mërzitshme që ata të dy janë akoma fitues, por ata po vendosin rekorde që nuk janë parë kurrë më parë, për 12 apo 15 vjet”.

“Jam një qendërmbrojtës dhe jam i kënaqur që ai e fitoi atë. Mendoj se ai është një fitues i denjë, por kur të kesh një njeri që shënon 50 gola nuk mund ta bësh atë”.

“Ata janë më të mirët. Messi dhe Ronaldo janë penalizuar për standardet që ata kanë vendosur se është bërë e mërzitshme për disa njerëz”, përfundoi anglezi.

Van Dijk është gjithashtu favorit për të fituar Topin e Artë më vonë këtë vit pasi më parë ishte zgjedhur edhe lojtari i vitit në Ligën Premier dhe Angli. /KlinaPress/