Connect with us

Sport

FIFA publikon listën e finalistëve për çmimin ‘Puskas Award’ – aty edhe Messi

Published

on

Schengen Visa

FIFA ka publikuar listën e ngushtë e tre lojtarëve të nominuar për golin më të bukur në sezonin e kaluar ‘Puskas Award’.

Shtëpia më e madhe e futbollit para disa ditësh ka publikuar listën prej dhjetë lojtarësh me golat që i kanë shënuar në sezonin e kaluar, derisa sot është mësuar edhe treshja finale.Lionel Messi, Juan Quintero dhe Daniel Zsori, janë tre emrat që janë në listën e ngushtë për ta fituar çmimin e golit më të mirë të shënuar në sezonin e kaluar.

Golat janë marrë parasysh që nga data 16 korrik 2018 deri më 18 korrik 2018, me shtatë meshkuj dhe tri femra në listën e ngushtë.

KESCO

Deri më tani, asnjë femër nuk ka arritur ta fitojë çmimin tashmë të njohur ‘Puskas Award’. Votimi për tifozët ishte i hapur deri më datën 1 shtator. /KlinaPress/

​Juan Fernando Quintero – River Plate​

​Lionel Messi – Barcelona​

Daniel Zsori​ – Debrecen