Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

FIFA SHTYN BOTËRORIN E KLUBEVE

Published

on

ART MOTION

FIFA është pajtuar të shtyjë edicionin e parë të versionit të ri të Botërorit të klubeve, të paraparë të mbahet vitin e ardhshëm, për të hapur rrugën për Kampionatin Evropian dhe Copa American që janë shtyrë për një vit për shkak të koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur FIFA të mërkurën në faqen zyrtare, transmeton Koha.net.

Pas një video-konference me liderët rajonal, FIFA ka thënë se do të vendoset më vonë për datën e re të Botërorit të klubeve. Botërori ishte paraparë të mbahej në qershor/korrik të vitit të ardhshëm.

KESCO

Futbolli profesional është bllokuar tërësisht shkaku i pandemisë. Kjo ka bërë që të shtyhet edhe Evropiani e Copa America, për të mundësuar që të përfundohen ligat.

FIFA të mërkurën po ashtu ka vendosur një grup punues për të shqyrtuar ndryshimet e mundshme në rregulloret e transferimeve nga frika se lojtarët, kontrata e të cilëve shkëputet gjatë këtij bllokimi, mund të mbesin pa punë.

FIFA ka thënë se dëshiron të mbrojë kontratat si për lojtarët ashtu edhe klubet dhe të përshtatet periudhat e regjistrimit të lojtarëve.

Grupi po ashtu do të shqyrtojë të krijojë një fond për të kompensuar ata në futboll që kanë pësuar financiarisht si rezultat i koronavirusit.

“Situata e jashtëzakonshme kërkon masa të jashtëzakonshme dhe vendime. FIFA do të mbajë kontakt të afërt me gjithë aksionarët për të vlerësuar dhe për të marrë hapat e nevojshme për t’u përballur me çështje të ndryshme të cilat i kemi para nesh. Unë llogaris në përkrahjen e gjithë komunitetit të futbollit për të ecur para”, ka thënë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino./KlinaPress./