Asnjë prej pretendimeve, nuk duket të jetë i bazuar në fakte

Në veturat e reja Ford Focus dhe Fiesta, që kanë çmim të lirë dhe nuk shpenzojnë shumë, ishte thënë se kanë defekte, kryesisht në sistemin e transmisionit, që kërkon riparim pa një kohe të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Lajmi që ka qarkulluar në media, i ka shqetësuar zyrtarët e kompanisë Ford, që kanë reaguar me njëherë, që i kanë hedhur poshtë këto pretendime, me arsyetimin se nuk janë të vërteta dhe se gjithçka është në rregull me këto modele.

KESCO

“Ky raport përfshinë konkluzione që nuk janë të bazuara në fakte, që rrezikon mashtrimin e klientëve, lidhur me sigurinë dhe besueshmërinë mbi këto makina” është thënë në reagim.

Madje, në këto vetura është vënë transmisioni DPS6, që është zhvilluar nga Ford dhe u quajt Getrag, derisa është provuar në makina që nga viti 2012, në mënyrë që të jetë në rregull.

Në procesin e gjatë të testimit, sistemi ka dal të jetë shumë i suksesshëm në ruajtjen e energjisë dhe shpenzimin sa më të ulët, derisa vazhdonte të jepte shpejtësinë e dëshirueshme. /KlinaPress/