Connect with us

Auto

Fotografia e bërë në Kosovë merr vëmendjen edhe të Microsoft-it

Published

on

fotografia-e-bere-ne-kosove-merr-vemendjen-edhe-te-microsoft-it
Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Një fotografi e bërë në Kosovë ka marrë vëmendjen edhe të gjigantit Microsoft.

Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar nga fotografi nga Kamenica, Arian Mavriqi.

KESCO

Ai ka kapur një pamje që është shumë e ngjashme me fotografinë e famshme të Windows XP.

Siç ka bërë të ditur Mavriqi, fotografia është realizuar në fshatin Koretinë, në komunën e Kamenicës.

Një fotografi e tillë paraprakisht kishte marrë vëmendjen edhe të shumë përdoruesve në rrjetet sociale – madje edhe të disa ambasadave.

Në një prononcim për Telegrafin, autori i fotografisë ka thënë se është kënaqësi e veçantë që Kosova po njihet ndërkombëtarisht edhe përmes artistëve dhe fotografisë.

“Kjo na bënë me vullnet më të madh për të vazhduar edhe më fuqishëm”, ka thënë Mavriqi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *