Connect with us

Lajmet/Botë

Franca mbështet emërimin e Lajcak si emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

Princ Caffe Banners

Franca mbështet emërimin e Lajcak si emisar për dialogun Kosovë-Serbi.
Kryediplomati sllovak, Miroslav Lajcak, sot edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar Ambasada e Francës në Prishtinë, duke thënë se Lajcak mund të llogarisë në mbështetjen e Francës në ushtrimin e detyrës së tij si emisar për dialogun Prishtinë-Beograd, raporton Express.
“Miroslav Lajcak mund të llogarisë në mbështetjen e Francës për ushtrimin e funksionit të tij si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian si përgjegjës për lehtësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në një reagim të Ambasadës franceze në Twitter.

Nga kjo Ambasadë thonë se Lajcak do të përfaqësojë Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare në rolin e tij si ndërmjetësues me synimin për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, finale dhe ligjërisht të obligueshme për të dy palët./KlinaPress./

KESCO