Connect with us

Lajme

“Franca po minon zgjerimin e BE”

Published

on

Princ Caffe Banners

Qëndrimi i Francës duke bllokuar çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, po minon procesin e zgjerimit. Kjo akuzë vjen nga ambasadori Wieslaw Tarka, koordinator i Samitit të Poznan-it.

Duke folur për DW-në, ambasadori thekson se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, as s’mund të sfidohet dhe as s’mund të zëvendësohet me forma të tjera angazhimi të bllokut në rajon.

“Ekspertët mendojnë, se Franca po minon themelet e kësaj politike dhe nuk po propozon asnjë alternativë. Ky qëndrim do të dobësojë në masë të konsiderueshme ndikimin e Bashkimit Europian jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në gjithë vendet e tjera fqinjë me BE-në,” thekson ai.

Gjatë samitit të Poznanit u organizua dhe Forumi i Organizatave të Shoqërisë civile. Sipas ambasadorit Tarka, ato theksuan se Bashkimi Europian duhet të ndryshojë mënyrën sesi ka funksionuar deri tani zgjerimi i bllokut me vendet e Ballkanin Perëndimor.

KESCO
Koordinatori i samitit të Poznatit, ambasadori Wieslasw Tarka, bën thirrje që BE-ja të përballojë bashkë me vendet e Ballkanit Perëndimor, sfidat e tanishme, si për shembull lëvizjet migratore, terrorizmin, kërcënimet kibernetike, kërcënimet hibride nga Rusia dhe aktorë të tjerë.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, grupi socialist në Parlamenti Europian e ka kushtëzuar votën pro kandidates Ursula von der Leyen, për postin e kryetares së Komisionit Europian, me mbështetjen për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda vitit 2019. Më herët socialistët kanë qenë skeptikë ndaj mënyrës së përzgjedhjes dhe emrit të saj./KlinaPress.com/