Connect with us

Sport

Frenkie de Jong: Unë duhet të bëhem më i mirë

Published

on

Shell Banners

Frenkie de Jong pranon se mund të luante më mirë për klubin e ri, Barcelonën.

Pas një sezoni mbresëlënës me Ajaxin, futbollisti ka ulur disa ritmin në fillim të sezonit në ligën elitare spanjolle, por ka premtuar se do të kthehet shumë shpejt.

“Unë jam i ri në ekip dhe kam luajtur në tri ndeshje si startues edhe pse kemi shumë mesfushorë”, tha ai.

KESCO

De Jong pritet ta marrë vendin e Busquetsit këtë sezon

“Por unë mendoj se mund të luaj më mirë se deri më tani. Unë duhet të rritem në çfarëdo roli në të cilin luaj. Jam i lumtur që po luaj dhe thjesht dua të sigurohem që të qëndroj në ekip”, pohoi i riu holandez.

Theksojmë se trajneri, Ernesto Valverde deri më tani i ka besuar De Jongut duke e lënë në bankën rezervë Ivan Rakiticin.

Ndryshe, kataluansit për shërbimet e 22-vjeçarit kanë paguar skuadrën holandeze plotë 75 milionë euro. /KlinaPress/