Connect with us

Lajme

FSK-ja e gatshme për ta luftuar koronavirusin

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

FSK-ja është e gatshme për të luftuar koronavirusin, ka thënë Quni.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, deklaroi se sistemet e Forca e Sigurisë së Kosovës është gati në parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ai këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

KESCO

“Te gjitha sistemet gati! All systems go! #covid19”, ka shkruar Quni.

Kujtojmë se qeveria e kryeminsitrit në detyrë u rrëzua përmes mocionit të votëbesimit, të cilin e inicoi partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës.

E mocioni u inicua për shkak se kryeministri Kurti shkarkoi ish-ministrin, Agim Veliun, me arsyetimin se ky i fundit u deklarua pro gjendjes së jashtëzakonshme. Opinion ky me të cilin nuk pajtohej Kurti.

Gjendja e jashtëzakonshme u propozua nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për shkak të pandemisë që ka kapluar Kosovën.

Ministri Quni, bëri edhe një përpjekje të fundit përmes një fjalimi në Kuvend, për ta shpëtuar qeverinë që të mos rrëzohet përmes mocionit të mosbesimit. Nuk ia doli.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus gjithsej 126 persona, janë shëruar 10 dhe një ka vdekur./KlinaPress./