Connect with us

Lajme

FSK-ja merr pjesë në kampin ndërkombëtar të nënoficerëve

Published

on

PEX HOST 728×90

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në kampin veror ndërkombëtar të nënoficerëve në Kroaci.

Pjesëmarrës në këtë kamp, i cili ka nisur në fund të muajit gusht dhe do të zgjasë deri më 6 shtator, janë ushtarakët nga vendet e NATO-s dhe nga vendet partnere.

Qëllimi i kampit është që të përgatitën nënoficerët e lartë me shkathtësi të udhëheqjes dhe funksioni i tyre në operacione ndërkombëtare.

KESCO

Këtë vit FSK-ja po merr pjesë me nënoficerët kapter Xhevat Llumnica dhe kapter Shpresa Gashi.

Ndërkaq, rreshter-majori i FSK-së, Genc Metaj, mori pjesë në cilësinë e ligjëruesit me temën “Udhëheqja dhe sfidat në udhëheqjen transformuese”.

Ndryshe, ky është viti i katërt me radhë që FSK-ja merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare./KlinaPress/