Connect with us

Superliga e Kosovës

Futbollisti i Superligës së Kosovës mbyllet në karantinë, tregon situaten aktuale

Published

on

Shell Banners

Për shkak të koronavirusit, të gjitha aktivitetet në Superligën e Kosovës janë pezulluar.

Deri më tani janë 13 raste me koronavirus në Kosovë. Një nga qytet e prekura nga pandemia është edhe Klina.

Ky qytet në futbolll përfaqësohet nga ekipi i Dukagjinit. Për Insportin mesfushori i Dukagjinit, Ilir Mustafa ka rrëfyer situatën aktuale në të cilën gjendet qyteti i Klinës dhe klubi i tij.

KESCO

Mustafa është shprehur se te futbollistët nuk ka panikë dhe se janë udhëzuar nga drejtuesit e klubit të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. “Ne nuk kemi krijuar panikë, kemi respektuar të gjitha udhëzimet e drejtuesve të klubit, jemi vetëizoluar në shtëpitë tona. Po ashtu, vendimi i Qeverisë dhe i FFK-së për të pezulluar ligat është shumë i mirë dhe në kohën e duhur”, ka thënë ai.

Dukagjini gjendet në pozitën e 10-të pas 22 ndeshjeve./Gazeta Sinjali/