“Sunny Hill Festival” do të vazhdojë edhe sonte me natën e dytë, ku do të performojnë një numër i madh i artistëve.
Një prej tyre është edhe reperi shqiptar, G4shi, i cili tash e sa vite jeton dhe bën karrierë në Shtetet e Bashkuara.
Në fakt, reperi ka edhe një linjë të veshjes që për motive ka simbolet shqiptare dhe promovon rrënjët e prejardhjes.
“Ejani dhe blini fanellat në Sunny Hill dhe më takoni”, ka shkruar rep-artisti në llogarinë personale në Instagram teksa shihet shqiponja e zezë në fanellat e bardha.