Këngëtari i njohur, Gent Fatali, tash e sa kohë ka zbuluar romancën e tij më të rei.

Ai po e shijon kohët në krahët e të dashurës së tij, Rozafës, me të cilën shfaqet shpesh në rrjetet sociale.

Së fundmi, Genti ka publikuar një fotografi shumë interesante në rrjetin social Instagram, ku shfaqet bashkë me të dashurën hipu mbi një traktor.

KESCO
Duket se dyshja kanë shfrytëzuar rastin ta bëjnë këtë fotografi gjatë një vikendi relaksues të kaluar në fshat.

“Më tha Rozafa nëse nuk vjen me më marrë me traktor, më mirë mos hajde”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë që të shumta kanë qenë komentet që çifti në fjalë ka pranuar nga fansat e Gentit, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar për harmoninë e tyre në çift.

Fatali vazhdon të jetë mjaft aktiv me prurje të shumta muzikore, gjersa nuk mungon edh nëpër koncerte të shumta. /KlinaPress/