Connect with us

Sport

Getafe po e huazon Kenedyn nga Chelsea

Published

on

Shell Banners

Getafe ka arritur një marrëveshje me Chelsean për të nënshkruar me anësorin, Kenedy, në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, sipas Diario AS .

Lojtari 23-vjeçar ka kaluar 18 muajt e fundit në huazim te Newcastle United, por arriti të shënojë tre herë në 41 paraqitje për klubin.

Kenedy erdhi përmes akademisë së klubit brazilian Fluminense përpara se të bashkohej me Chelsean në një marrëveshje me vlerë 8.6 milionë euro në verën e vitit 2015.

KESCO

Sidoqoftë, ai ka bërë vetëm 27 paraqitje në skuadrën e parë për klubin nga Londra e Veriut dhe ka shënuar vetëm një gol, ndërsa ai gjithashtu ishte në huazim te Watford, por që nuk arriti ta tregonte vetën.

Sidoqoftë, ai kurrë nuk ka pasur mundësi të luante një rol të spikatur në fituesit e Ligës së Evropës në këtë sezon dhe do të ndihmojë Getafe në kthimin e tyre në futbollin evropian. /KlinaPress/