E Serbia tashmë i ka dorëzuar kërkesën Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e tij.

Morina u arrestua javën e shkuar në pikën kufitare Bllacë, sipas fletë-arrestit nga Interpoli.

Ai në Serbi kërkohet nën dyshimet se kreu krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë.

KESCO

Krahas kërkesës për ekstradim, Serbia duhet të paraqesë edhe dokumentet lidhur me lëndën, ndërkaq vendimin do ta sjellë drejtësia maqedonase.

Vendimin përfundimtar rreth kërkesës së Serbisë e sjell ministri maqedonas i Drejtësisë. Në anën tjetër, reagime të shumta ka pasur lidhur me arrestimin e Morinës.

Përpos zyrtarëve kosovarë, reagime pati edhe mes partive politike shqiptare në Shkup.

Por kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka thënë se në këtë rast do të respektohet ligji./KlinaPress/