Connect with us

Lajme

Gjendet pa shenja jete personi që u maskua si vajza e tij për të ikur nga burgu

Published

on

Shell Banners

Me veprimin e tij mori vëmendjen e gjithë botës.

Vetëm pak ditë pasi i dështoi plani të ikte nga burgu i maskuar si vajza e tij, autoritetet braziliane kanë gjetur të vdekur në qeli bosin e drogës, Clauvino da Silva.

Në njoftimin e parë të policisë thuhet se Da Silva e ka privuar veten nga jeta. Ai po vuante një dënim prej 73 vitesh e 10 muaj qëndrim prapa grilave.

KESCO

Përpjekja a e Da Silvas për t’u arratisur bëri bujë në të gjithë botën, pasi tentoi të largohej i maskuar si vajza e tij i veshur me paruke, maskë silikoni dhe veshje femrash.

Vetëm nervozizmi përpara rojave e tradhtoi ish-bosin e dro gës i cili u kap menjëherë.

Ndërkohë që autoritetet po punonin për të kapur edhe ata që e kishin ndihmuar, ishte dhënë urdhri që Da Silva të transferohej në një burg të sigurisë së lartë.

Clauvino da Silva ishte arratisur edhe në vitin 2013 nga burgu së bashku me 31 të burgosur të tjerë duke dalë nga sistemi i kanalizimeve, por u prangos sërish./KlinaPress/