Connect with us

Lajme

Gjini: AAK është gati për zgjedhje

Published

on

PEX HOST 728×90

Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini, është shprehur se partia e tij është gati për zgjedhje.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gjini ka thënë se ky subjekt në Gjakovë është mobilizuar.

“Përtej sfidave dhe vështirësive Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë është mobilizuar, duke e ftuar sovranin që t’ia rikthejë të drejtën e mohuar për të punuar në të mirë të Republikës së Kosovës. Me Kryeministrin tonë”, ka shkruar Gjini.

KESCO

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dha dorëheqje të premten, pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK-së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

Kohëve të fundit, lideri i AAK’së prishi raportet me Liderin e PDK’së, Kadri Veselin, i cili nga Washingtoni tha se Kryeministri i Kosovës po flet me Amerikën sikur me Serbinë. Haradinaj tha se një deklaratë e tillë është servilizëm politik.

Presidenti Thaçi pritet gjatë ditëve të thërras partitë politike për t’u konsultuar për dy opsionet: themelimin e një Qeverie të re ose shkuarjen në zgjedhje./KlinaPress/