Connect with us

ShowBiz

Gjira reagon ndaj imazhit provokues të Bebe Rexhës: Nuk ia vlen të humbni moralin për para dhe famë

Published

on

Princ Caffe Banners

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, me datën 30 gusht festoi ditëlindjen e 30-të. 

Përveç projektit të ri që solli, biondja gjatë ditës publikoi edhe një fotografi komplet të zhveshur, për të treguar se mosha është vetëm numër për të dhe se ndihet në top-formë.

Me këtë rast, bukuroshja mori një sërë komentesh negative, duke i thënë se në këtë mënyrë nuk mund të jetë në qendër të vëmendjes.

KESCO

Një reagim rreth kësaj e ka bërë edhe reperja Gjira e cila jeton dhe vepron në Gjermani, teksa thotë se nuk duhet të humbni fytyrën dhe moralin për para dhe famë.

“Nuk ia vlen me humb fytyrën dhe moralin për pare dhe famë, është bërë monotone me të pasme dhe gjoks. Më ka marrë malli të dëgjoj një këngë me vëmendje se po e di që të gjithë kanë pare e Gucci”, ka shkruar mes të tjerash Gjira.

Ndryshe, Gjira qëndroi një kohë të gjatë në Prishtinë, gjersa tashmë është kthyer në Gjermani për të vazhduar jetën me familjen e saj. /KlinaPress/