Connect with us

Lajme

Gjithçka filloi këtu

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Ky organizim që shihet në foto ishte bërë në Skenderaj, ku unë isha moderatore.
Sigurisht që disa njerëz dashamirë të degës së Nismës në Skenderaj, u kishin tregu se isha mastër i shkencave ekonomike, nga Univeristeti i Prishtinës, më notën mesatare 9.20 dhe se isha edhe në fakultetin juridik.
Aty pata rastin të takohem më disa nga drejtuesit e Nismës.

Unë po u thoja, siç e kisha thenë edhe në parti, nuk kam ardh më u punësu, kam ardh më ndryshu. Para meje punësoni të gjithë ata që i plotësojnë kriterët për punësim më mirë se unë.
Njerëzit e rrethit çuditeshin pse unë kisha mbetë papunë, por nuk doja të isha servil i ndonjë partie. Edhe kur jam anëtarësu në Nisma, u kam thenë se asnjëherë nuk do i them të bardhës e zezë. Kështu, unë mendoja që më kishin zgjedhur se isha e shkolluar më shumë se të tjerët. Por, ne fakt, nuk më doli ashtu. Nga financat ku isha, për shkak të kundërshtimeve, mosnënshkrimin e disa dokumenteve dhe presionin e drejtorit, më dënuan, më dërguan në arkivë, edhe aty më ndihmën e disa njerëzve, sepse pas kundërshtimeve isha e papërshtatshme për ta.
Kisha ndejtë tre muaj pakontratë, papagesë, punoja vetëm për të mos u dorëzuar.
Edhe në arkivë kisha presion për ndërrim të vendimeve dhe datave. Gje që nuk e bëra.
Vendosa të hy në borgj për të konkuruar si deputete. Pse? Aty në Ministrinë e Tregtisë, gjërsa unë punoja pa kontratë dhe papagesë, njerëzit më thonin ju çka po bëni? Shikoje. Vazhdimisht ankoheshin, por kur u thoja të bëheshim bashkë për të kundërshtuar, frikësoheshim. Kishte edhe kërcenime.
Unë vërtetë doja të ndryshoja, por nuk kisha mundësi të bëja nga aty ku isha.
Vendosa të kandidoj. E di sa më vështirë kam hy në atë listë, vetëm se kam qenë e papërshtatshme, por më ndihmuan disa njerëz të mirë të nismës duke i bindur se kisha ca vota. “Shefi” ua ndalonte t’i votonin njerëzit jashtë listës, “hajmalisë” së tij, nëpër komuna.
Kështuqë në morëm aq sa morëm, nga disa njerëz që patën guxim ta kundërshtojnë “shefin” dhe të na përkrahin në rrugën e drejtë.
Duke e parë se nuk mund të mbetsha aty në punë, për shkak të mënyrës se si punonin, vazhdova të kërkoj punë në sektorin privat, ku fillova të ligjeroj si asistente e lëndës “Tregtia Ndërkombetare”.

Të gjithë ata që mendojnë se mua nisma ma ka bërë një të mirë, u them, mua dhe njerëzit e ndërshëm vetëm i ka keqtrajtu.
Presion, kushtzime, punë të paligjshme.

KESCO

Sa herë kam shkru për këto dukuri, (mund t’i gjeni postimet e mia këtu në facebook) janë anku në mu, pse po shkrun publikisht?! Po u shpjegoja që unë pasi jam anku në parti dhe nuk po merr hap askush po shkruaj publikisht se mua ndërgjegjia nuk më lenë më punu si ju e më hesht.

I bëjë apel të gjitha femrave, më mirë në markete më punu më ndërshmëri, se sa në insitucione publike, të kushtëzuara!
Rrini në shtëpi më mirë!
Nuk ka rëndsi nëse keni kryer një fakultet, një master, apo dy e tri fakultete….

Nderi është para së gjithash.

Unë edhe mund të mos jem në politikë, por kam hyrë për të ndryshuar. Këtij ndryshimi do i kontriboj sërish më tema aktuale për të vetëdijësuar njerëzit për ndërgjegje dhe etikë në punë dhe në sjellje në raport më padrejtësinë.
Tek e fundit për këtë jemi shkolluar./KlinaPress./

P.s. Më në fund ndjehem e lirë sërish…