Connect with us

Lajme

Gjuriq: Serbët të dalin të bashkuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Published

on

Schengen Visa

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se serbët duhet të flasin në mënyrë të unifikuar, të mblidhen rreth Listës Serbe dhe të garojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Ai këto komente i bëri gjatë një interviste dhënë televizionit serb RTS, duke shtuar se vendimin për dalje në zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë do ta marrin bashkërisht, duke pranuar se Lista Serbe është instrument i rëndësishëm për ushtrimin e të drejtave të serbëve në Kosovë, transmeton KlinaPress.

“Është shumë e rëndësishme për serbët në Kosovë që në mënyrë të unifikuar të veprojnë karshi shqiptarëve dhe para gjithë të tjerëve, dhe për këtë Lista Serbe është instrument i rëndësishëm i shtetit të Serbisë”, ka shtuar Gjuriq. /KlinaPress/

KESCO