Connect with us

Lajme

Gjykata e dënon rusin që i keqpërdorte fëmijët në Prishtinë për pornografi

Published

on

Princ Caffe Banners

Rusi i arrestuar në Prishtinë vitin e kaluar, Artyom Skrobov është dënuar me një vit burgim me kusht nga Gjykata Themelore e Prishtinës për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ishte arrestuar në tetor të vitit të kaluar në një hotel të Prishtinës, nga ku kishte shpërndarë video pornografike për fëmijë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur Aktgjykimin kundër  të akuzuarit A.S për veprën penale  Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, nga neni 232 par.2 të KPRK-së. I akuzuari A.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në  kohëzgjatje prej 1 (një) viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej 2 (dy) viteve, i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

KESCO

Skrobov është akuzuar nga Prokuroria se në tetor të vitit të kaluar përmes aplikacionit kompjuterik “E-Mmule”, duke shfrytëzuar internetin e një hoteli në Prishtinë, kishte shpërndarë 19 video me përmbajtje pornografike për fëmijë dhe disa video të tjera, të cilat iu kishin zënë në flagrancë nga Policia duke i shpërndarë nga laptopi i tij.

Pornografitë për fëmijë i kishte vënë në dispozicion asisoj që secila pajisje elektronike që e ka pasur të instaluar aplikacionin “E-Mule” ka mundur të këtë qasje në video dhe materialin tjetër pornografik që mbanin autorsinë e Artyom Skrobov.

Sipas të dhënave të institucioneve të Kosovës, nuk dihet nëse Skrobov ka lidhje të drejtpërdrejta me institucionet e sigurisë së Federatës së Rusisë, por sipas tyre është vërtetuar se i njëjti në Kosovë ka hyrë me tren nga Serbia nëpër Jarinje.

Në cilësinë e provave, Policia ia kishte sekuestruar një laptop, një telefon mobil, një aparat fotografik dhe një SD kartë. /Gazeta Sinjali/