| TOGETHER@diegogodin and @vecino have joined up with the squad in Nanjing!
#InterOnTour
Sport
Godin dhe Vecino i bashkohen Interit në Kinë

Diego Godin dhe Matias Vecino janë bashkuar me skuadrën e Interit në kampin e tyre të trajnimit para-sezonal në Kinë.
Godin dhe Vecino patën pushime të zgjatura pas pjesëmarrjes së tyre në Copa America me kombëtaren e Uruguait.
Megjithatë, tani pushimet e tyre kanë përfunduar dhe dyshja uruguaiane do t’i bashkohen Nerazzurëve në përgatitje.
Në anën tjetër, Lautaro Martinez do të bashkohet më vonë pasi duket se i është dhënë më shumë kohë për shkak se Argjentina shkoi më lart në Copa America. /KlinaPress/