Connect with us

Sport

Gola, emocione dhe rikthim – Juventusi fiton trilerin e shtatë golave ndaj Napolit

Published

on

Schengen Visa

Juventusi ka arritur të fitojë në minutat shtesë me rezultatin 4-3 trilerin ndaj Napolit në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e dytë në Serie A.

Zonja e Vjetër dhe napolitanët kanë dhuruar një ndeshje të madhe me emocione të mëdha dhe gola, pasi nga epërsia 3-0, ndeshja u rikthye në 3-3 dhe në fund Juventusi fitoi me 4-3.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe dy gola.

KESCO

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 16-të dhe ishte Danilo, i cili pa mbushur një minutë që hyri në lojë shënoi për epërsinë 1-0.

Danilo shënoi pas vetëm 40 sekondave pas inkuadrimit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Vetëm tre minuta më vonë, Juventusi gjeti edhe një herë rrugën e golit me anë të Gonzalo Higuain që shënoi një supergol për 2-0.

Juventusi pati edhe raste tjera me Sami Khediran (30′, 33′), por në rastin e parë goli iu mohua nga portieri Alex Meret, ndërsa te rasti i dytë u ndal nga shtylla.

JuventusFC

@juventusfcen

HT | ⏱ | A FANTASTIC FIRST HALF! 👏⚪️⚫️

View image on Twitter
129 people are talking about this
Në pjesën e dytë, u zhvillua krejtësisht tjetër ndeshje, me Napolin që hyri me një fytyrë tjetër dhe arriti të rikthehet në lojë.

Megjithatë, ishin përsëri vendasit që gjetën golin me anë të Cristiano Ronaldo, i cili në minutën e 62-të shënoi për 3-0.

JuventusFC

@juventusfcen

62′ | 🔥 | SIIIIIIIIII!!!!!!!!!! @Cristiano TURNS HOME!!!!!! ⚪️⚫️ [3-0]

View image on Twitter
672 people are talking about this
Ky gol i Ronaldos shërbeu si forcë për Napolin që gjeti dy gola të shpejt, ku fillimisht ishte Kostas Manolas (66′) që shënoi për 3-1, ndërsa Hirving Lozano (68′) shënoi në debutim për 3-2.

Napoli nuk u ndal me kaq pasi sulmet e tyre bënë që të vjen edhe goli i tretë dhe ishte mbrojtësi Giovanni Di Lorenzo (81′) që barazoi gjithçka në 3-3.

Lozano shënoi në debutim (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes pati edhe raste tjera nga të dyja skuadrat, por më fatlum ishin vendasit, të cilët në minutat shtesë iu gëzuan një autogoli të Kalidou Koulibalyt, i cili shënoi në portën e tij për t’ia dhënë fitoren 4-3 Juventusit.

Pas kësaj fitore, Juventusi e sheh veten në pozitën e parë më gjashtë pikë, ndërsa Napoli i teti me tri pikë.

Në ndeshjen e radhës, Zonja udhëton te Fiorentina, ndërsa Napoli e pret Sampdorian. /KlinaPress/

https://www.youtube.com/watch?v=GFZYcRgfuLE