Connect with us

Ekonomi

Greva e pilotëve do t’i kushtojë British Airways plot 147 milionë dollarë

Published

on

COVID-19

Pilotët e British Airways do të bëjnë për tre ditë rresht grevë në muajin shtator, nisur nga një mosmarrëveshje mbi pagat, lëvizje kjo që nuk është parë në vend prej më shumë se katër dekadash. Bashkimi i tyre, Shoqata Britanike e Pilotëve njoftoi tre datat – 9, 10 dhe 27 shtator, duke shtuar se British Airways i ishin propozuar edhe disa zgjidhje të mundshme, në mënyrë që situata të mos dëmtonte qarkullimin dhe transportin, por të gjitha ishin refuzuar.

Muajin e kaluar, plot 93 për qind e pilotëve votuan në favor të grevës. Kjo të jetë hera e parë, që nga vitet 1970 që pilotët e British Airways hyjnë në grevë.

“Ata e bëjnë këtë si një mundësi të fundit rreth zhgënjimit të madh në mënyrën se si po zhvillohet biznesi”, tha sindikata në një deklaratë, përcjell KlinaPress.

KESCO

Ajo përmendi gjithashtu çështje të tilla si shkurtimet e pagave dhe humbja e ditëve të pushimeve vjetore, të cilat presin të shqyrtohen gjithashtu.

Sindikata vlerësoi se tre ditët e grevës do t’i kushtonin linjës ajrore rreth 120 milionë sterlina ose afërsisht 147 milionë dollarë. Ndërsa po sipas të njëjtit burim, pretendohet se dallimi në zgjidhjet e propozuara nga sindikata dhe ato të British Airways, do t’i kushtojë linjës ajror rreth 5 ose 6 milion dollarë.

British Airways e quajti ofertën e saj për një rritje prej 11.5 për qind për tre vjet si “të drejtë” dhe mbi nivelin e tanishëm të inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar. Në një deklaratë, ajo tha se greva mund të “shkatërrojë planet e udhëtimit të dhjetëra mijëra klientëve dhe quajti atë “një kurs veprimi të pamatur”.

Kompania u zotua të rregullonte oraret, por ende shumë konsumatorë do të kishin nevojë për rimbursime ose do të rishikonin udhëtimet për shkak të fluturimeve të anuluara. Ajo tha se po konsideronte gjithashtu përdorimin e avionëve dhe ekuipazhit nga linjat e tjera ajrore, si dhe caktimin e aeroplanëve më të mëdhenj nga linjat ajrore partnere për të fluturuar me numrin maksimal të klientëve. /KlinaPress/